Ditën e sotme, në të kremten e Martires së madhe Shën Marina, u krye Shërbesa e Shenjtë e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore në kishën që mban emrin e shenjtores, në fshatin Kulluricë, në bashkinë e Finiqit, nën drejtimin e Mitropolitit të Gjirokastrës, z. Nathanail. Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti i Gjirokastrës falënderoi besimtarët për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre, duke uruar që ndërmjetimet e Shën Marinës të sjellin paqe, forcë shpirtërore dhe bekime në familjet e tyre.
Gjithashtu predikoi edhe mbi jetën dhe martirizimin e Shën Marinës. Ai theksoi besimin e saj të palëkundur, trimërinë dhe përkushtimin e plotë ndaj Krishtit, duke i nxitur besimtarët të ndjekin shembullin e saj dhe të qëndrojnë të patundur në besimin orthodhoks përballë sprovave të jetës.
