20 Ιουλίου, 2026

28-vjetori i Hirotonisjes Episkopale të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan

Διαδώστε:

Me datë 20 korrik, të kremten e Profetit Ilia sipas kalendarit Orthodhoks, festojmë 28 vjetorin e hirotonisjes në gradën episkopale të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanit, njëkohësisht Presidenti i Kolegjit Universitar “LOGOS”.

28 vite më parë, formimi i Sinodit të Shenjtë ishte domosdoshmëri për funksionimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe hirotonisja e Episkopit të atëhershëm Joan ishte një arritje domethënëse.

Më pas, Eiskopi Joan fronëzohet Mitropolit i Korçës dhe në vitin 2025 me vendimin e Sinodit të Shenjtë të KOASH-it u zgjidhet Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

Në fjalën përshëndetëse në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, drejtuar të pranishmëve, klerikëve e besimtarëve të shumtë, Fortlumturia e Tij Joani u shpreh se një përvjetor nuk duhet parë si një moment lavdie por përkundrazi si një kujtesë e vazhdueshme e përgjegjësisë për të kryer çdo detyrë të ngarkuar nga Zoti me dashuri dhe përulësi.

Kolegji Universitar “LOGOS” i uron Presidentit, Kryepiskopit Joan vite të shumta dhe të bekuara si dhe përcjell falënderime të gjithë stafit dhe studentëve.

Për shumë vjet o Kryezot!


Kolegji Universitar Logos

 

Διαδώστε: