03 Δεκεμβρίου, 2019

Haki Çako dhe Prefekti i Durrësit z. Roland Nasto vizituan ditën e djeshme Kompleksin e Manastirit të “Shën Vlashit”

Διαδώστε:

Drejtori i Emergjencave civile z. Haki Çako dhe Prefekti i Durrësit z. Roland Nasto vizituan ditën e djeshme Kompleksin e Manastirit të “Shën Vlashit” për të parë nga afër situatën atje. Ata u pritën nga Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla dhe klerikët që shërbejnë aty. Prefekti i qarkut dhe kreu i emergjencave civile takuan qyterarët që strehohen në ambientet e Manastirit duke shprehur mirënjohje për kontributin e Kishës Orthodhokse duke ofruar ndihmë konkrete në këto ditë të vështira që po kalon qyteti i Durrësit. Në takimin që patën me të prekurit nga tërmeti ata u treguan se po bëhet gjithçka nga institucionet përkatëse për tejkalimin e situatës.
Siç edhe u kemi informuar në Manastirin e shenjtë të Shën Vlashit janë strehuar 150 persona ku Kisha po përkujdeset me gjithçka që u nevojitet

 

 

Radio “Ngjallja”/facebook

Διαδώστε: