18 Δεκεμβρίου, 2019

I falenderova me mirënjohje Krerët e Bashkësive Fetare

Διαδώστε:

Një takim shumë i frytshëm me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, ku ndamë ide të çmuara mbi tejkalimin e shpejtë të situatës tragjike të pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe pasojave jo vetëm materiale, por dhe shpirtërore të qytetarëve në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
I falenderova me mirënjohje Krerët e Bashkësive Fetare për reagimin e tyre të menjëhershëm, duke u gjendur pranë njerëzve në këto momente të vështira, si dhe vlerësova mbështetjen materiale, shpirtërore, morale dhe psikologjike që kanë dhënë.
Roli i tyre për rimëkëmbjen shpirtërore, rikthimin e shpresës, forcimin e solidaritetit e kurajës në kapërcimin e momenteve më të vështira që ka kaluar dhe kalon populli ynë është i pazëvendësueshëm.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

Διαδώστε: