Një nga etërit më të njohur dhe më të dashur. Ai fitoi brenda tij paqen e Krishtit, prandaj predikonte ‘’ki paqe brenda vetes dhe mijëra vetë rreth teje do shpëtohen ‘’. Ai thoshte se qëllimi i jetës shpirtërore është të fitosh Shpirtin e Shenjtë, (ose ta bësh aktive dhuratat e Shpirtit të Shenjtë që i morëm në Misterin e Pagëzimit dhe Mirosjes).”
Shenjti iu thoshte njerëzve te panumërt që vinin dhe e takonin “o gëzimi im, Krishti u ngjall” dhe këtë e thoshte jo vetëm për Pashkë, por gjatë gjithë vitit. Edhe kafshët shikonin tek shën Serafimi ikonën e Zotit si
Adami para rënies edhe ishin në paqe me atë, sidomos ai kishte shoqëri me një ari që e vizitonte shpesh kasollen e shenjtit.
Nëpërmjet përpjekjeve asketike dhe jetës murgjërore, ai në sinergji (bashkëpunim) me hirin e Perëndisë dhe me lutjet e Hyjlindëses e cila ju shfaq disa herë, arriti të shenjtëroje ikonën e njeriut në veten e tij të krijuar sipas ikonës së Perëndisë dhe të arrijë në ngjashmëri me Perëndinë, duke u hyjnizuar sipas hirit.
