E falenderojmë Perëndinë e mrekullive, i cili e ngjalli Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me anën e një njeriu të urtë e të bekuar për 30 vite. Vepra Kryepeshkopit Anastas kapërcen çdo kufij për rolin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në këto vite, jo vetëm në ringjalljen e KOASH -it, në ndërtimin, rindërtimin dhe restaurimin e Kishave, Manastireve, ndërtimin e shkollave, klinikave, kopshteve dhe qëndrave sociale, por më shumë se sa kaq në përcjelljen e një mesazhi hyjnor që transmeton në zemrat e njerëzve shumë paqe, mirësi, dashuri për Perëndinë dhe mbarë njerëzinë. Për shumë vjet o Kryezot!
