Kremtohet me Liturgji Hyjnore Lindja e Hyjlindëses Mari në Manastirin e Hirshëm të Ardenicës. Liturgjia u kryesua nga Mitropoliti i Amantias Hirësi Nathanaeli. Bashkemëshuan klerikët e kishës sonë At Dhimitër Rredhi, At Anastas Vrapi, At Nikolla Kodheli, dhjakon Nikolla Davidhi. Ishte i pranishëm edhe Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit Hirësi Nikolla. Mbas Liturgjisë u krye edhe Litani rreth kishës me ikonën e të kremtes si dhe u krye bekimi i pesë bukëve.
