22 Νοεμβρίου, 2022

50 VJET KRYEPRIFTERI

Διαδώστε:

Më datë 19 dhe 20 nëntor në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, studentë dhe staf të Kolegjit Universitar “LOGOS” ishin pjesë e aktiviteteve të mbajtura në kuadër të kremtimit të 50 vjetorit të dorëzimit të Kryepiskopit Anastas në gradën e episkopit. Krepiskopi Anastas, njëkohësisht President i Kolegjit Universitar “LOGOS” është një personalitet akademik i njohur ndërkombëtarisht i vlerësuar nga universitete dhe akademi të shkencave nga me prestigjiozet në botë.
Në këtë ngjarje të veçantë, studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS” përshëndetën me një fjalim mirënjohjeje dhe me dy këngë të sjella me emocion nga Kori i Kolegjit Universitar “LOGOS”.

Vite të shumta dhe mirënjohje për Presidentin e Kolegjit Universitar “LOGOS”, Kryepiskopin Anastas!

 

Διαδώστε: