19 Οκτωβρίου, 2022

Filloi zyrtarisht viti i ri Akademik për Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës

Διαδώστε:

Filloi zyrtarisht viti i ri Akademik për Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos. Studentët e programit Bachelor u rikthyen në auditore dhe nisën rrugëtimin e këtij viti studimesh, që e urojmë të jetë i sukseshëm për të gjithë. Në mëngjes, para fillimit të mësimit u krye bekimi me shërbesën e Ajazmos dhe më pas u mbajt një pritje e shkurtër për studentët, të cilët patën mundësinë të takohen me pedagogët e tyre të rinj.

Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos

Διαδώστε: