01 Ιουνίου, 2019

Afresku i kishës së “Shën Mërisë” në Sinjë drejt përfundimit të restaurimit

Διαδώστε:

Vazhdon puna e specialistëve të sektorit të artit për restaurimin e afreskut në kishën e Shën Mërisë, Sinjë. Pas përfundimit të konsolidimit të shtresës së suvasë me murin dhe procesit të bordurimit, ndërhyrja ka kaluar në fazën përfundimtare, atë të pastrimit të vernikut të degraduar.

Projekti u hartua nga specialistët e sektorit të artit pranë DRKK-Berat dhe ndërhyrja konsiston në konsolidimin e shtresës së suvasë me murin, konsolidimi i bordurave me llaç, konsolidimin e shtresës së pelikulit me shtresën përgatitore dhe pastrimi i depozitimeve të blozave dhe kripërave që ndodhen në afresk.

Kisha e ”Shën Mërisë” mendohet të jetë ndërtuar në shekujt XI-XII, kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave–shpellë, periudhë e cila shquhet për realizimin e kishave dhe ambienteve përreth në disa raste me volume të vogla, duke shfrytëzuar me mjeshtëri gjithë hapësirën e mundshme që jepte shpella natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor.

Arkitektura e kishës nuk shquhet për volume të konsiderueshme, por është një ndërtim mjaft i thjeshtë me gurë të përmasave mesatarë të lidhur midis tyre me llaç gëlqereje. Hapësira e brendshme e kishës është e vogël dhe e përshtatur me terrenin shkëmbor. Mendohet të jetë një kishë heremitësh.

ATSH

Διαδώστε: