03 Νοεμβρίου, 2023

AKTIVITI “NIJHU ME KOLEGJIN UNIVERSITAR “LOGOS”

Διαδώστε:

Gjatë javëve të para të fillimit të vitit të ri akademik 2023 – 2024 u realizua Aktiviteti “Njihu me Kolegjin Universitar “LOGOS””.
Aktivitetit “Njihu me Kolegjin Universitar “LOGOS””, është tashmë një traditë e Kolegjit Universitar “LOGOS”, i cili organizohet nga Zyra e Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës për të gjithë studentet të cilët janë bërë pjesë për herë të parë në LOGOS.
Gjatë këtij takimi ndër të tjera studentët u njohën me:
Platformat në funksion të tyre;
Pjesën rregullative për studentin;
Zgjedhjet e Këshillit Studentor;
Klubet studentore;
Kartën e studentit;
Infrastrukturën dhe shërbimet ndaj studenteve. etj
Ky është një aktivitet shumë i mirë për studentët, i cili shërben për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrit si dhe të njohin më mirë institucionin ku studiojnë.

Kolegji Universitar Logos

Διαδώστε: