30 Ιανουαρίου, 2021

Bartolomeu I: pandemia, “thirrje e dëshpëruar” e natyrës për ta respektuar!

Διαδώστε:

Arrival of Patriarch of Constantinople and New Rome, Bartholomew, in Serres in the context five-day visit to Serres, on April 17, 2015. / Άφιξη του Πατριάρχη Κωνσταντινουπόλεως και Νέας Ρώμης Βαρθολομαίου στις Σέρρες στο πλαίσιο πενθήμερης επίσκεψης στο Νομό Σερρών, στις 17 Απριλίου 2015.

Patriku ortodoks ekumenik hapi edicionin e katërt të Halki Summit kushtuar përgjegjësisë dhe kujdesit për ambientin: kriza e Covid “nuk është akt hakmarrjeje nga ana e Zotit”, por nxitje e përpjekjeve për ta respektuar shumë më tepër ambientin – theksoi.

 

Thirrja, ndonëse në udhë virtuale, vjen nga një vend i pashoq. Nga “Kodra e shpresës”, mbi majën e së cilës spikat, i rrethuar me blerim të harlisur, manastiri bizantin që, për më se një shekull, deri më 1971, ishte seli e mirënjohur e Shkollës së Teologjisë së Patriarkanës ekumenike. Sidoqoftë, fjalët me të cilat Bartolomeu hapi, të martën e kaluar, samitin e katërt të Halki – ishull në Egje, një orë larg me barkë nga Stambolli – përmbajnë, në thirrjen e tyre për ndryshime lidhur me qëndrimin ndaj krizës ekologjike, forcën dhe bukurinë e pandotur të vendit prej nga vijnë!

 

Ngurrim për t’u flijuar për tokën

Në praninë e shumë ekspertëve, Patriku i Kostantinopojës reflektoi mbi pandeminë, duke e parë të lidhur ngushtë me ambientin dhe ndikimet mbi jetën e Planetit. Takimet e Halkit – kujtoi – kanë gjithnjë në qendër të vëmendjes vlerën e dialogut dhe të koorperimit. E pikërisht për këto vlera kemi nevojë në këto çaste, kur bota është e pushtuar nga virusi. Jemi të bindur – pohoi Bartolomeu I – se çdo shpresë reale për të nisur një udhë të re lidhur me ndryshimet klimatike, kërkon ndryshimin rrënjësor të mënyrës si e perceptojmë e si e trajtojmë botën. Gjithsesi, një pjesë e mirë e problemit – nënvizoi- qëndron tek ngurrimi për t’u flijuar për të mirën e të tjerëve e të vetë Tokës.

 

Ka progres, në se ka kujdes

Pikërisht Covid-19 – vërejti kreu i Kishës së Kostandinopojës – na dha një leksion të paçmuarshëm: “na mësoi sa rëndësi ka ta dëgjojmë zërin e njëri-tjetrit e edhe të mësojmë prej njëri-tjetrit, duke na kujtuar, kështu, pushtetin dhe vlerën e dashurisë e të solidaritetit”. Pandemia – ngulmoi Patriku Ekumenik – “na kujtoi se bota është shumë më e madhe, se shqetësimet e ambiciet tona; më e madhe se kisha jonë e se bashkësia jonë fetare, e më madhe edhe se pushtetet tona politike e interesat kombëtare” Ndërsa pakësimi i ndotjes gjatë muajve të lockdown, na kujtoi se nuk mund të ketë progres të vërtetë, që bazohet mbi shkatërrimin e mjedisit natyror”.

 

Jo hakmarrje, po ndihmë

Bartolomeu foli, më pas, për lidhjet shkak-pasojë, duke kujtuar ndëhyrjen ngulmuese e të vazhdueshme të njerëzimit mbi natyrën, trafikun ilegal të kafshëve të egra, shpyllëzimin, urbanizimin, bujqësinë intensive – e, doemos, edhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse e të viruseve nga kafshët e egra, pasojë e pushtimit të botës natyrore edhe e ndryshimeve klimatike, shkaktuar nga dora e njeriut. Pandemia – pohoi Bartolomeu – nuk është akt hakmarrjeje nga ana e Zotit kundër shkatrrimtarit të natyrës së Tij, njeriut, por thirrje e dëshpëruar, që na drejtohet të gjithëve, për ta trajtuar natyrën me shumë respekt, e jo për ta rrënuar”.

 

— vaticannews.va

Διαδώστε: