Para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje u zhvillua bekimi tradicional i flamujve luftarakë bullgarë me rastin e Ditës së Bekimit të Ujit. Në ritual ishin të pranishëm Patriku Neofit, Presidenti dhe Kryekomandant Rumen Radev, shefi i mbrojtjes admirali Emill Eftimov, Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Për herë të parë një bekim i tillë i flamujve është shërbyer gjatë udhëheqjes së mbretit Simeon I gjatë vitit 917 para betejës me bizantinët tek lumi Ahelloj. Që nga atëherë kjo bëhet traditë para çdo një beteje të ushtrisë bullgare deri në rënien e Bullgarisë nën zgjedhën turke.
Pas Çlirimit tradita është e rimëkëmbur nga Ministri i parë i Mbrojtjes i Principatës së Bullgarisë Pjotër Parensov dhe po vazhdon deri në vitin 1946. Pas ndryshimeve demokratike rituali është rimëkëmbur përsëri në vitin 1993.
— bnr.bg
