Në prag të një nga 12 festat më të mëdha të krishtere – Lartësimit të Kryqit të Nderuar njerëz nga mbarë vendi kalojnë natën duke u gdhirë festa në zonën Krëstova Gora (Pylli i Kryqit) në malin Rodopa. Sivjet për shkak të masave kundër epidemisë së koronavirusit në të gjitha kishat do të ketë dezinfektues dhe më pak besimtarëve do t’u lejohet të hyjnë përbrenda.
Liturgjia e mbrëmjes, e cila paraprin liturgjinë festive kushtuar Lartësimit të Kryqit të Nderuar, do të shërbehet në të hapur para kishës kryesore të zonës Krëstova Gora “Qefini i Hyjlindëses”. Të krishterët vijnë para festës për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë ku ruhet copëz e Kryqit të Shenjtë të Zotit.
— bnr.bg
