14 Φεβρουαρίου, 2021

“Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbehet, por që të shërbejë, dhe të japë jetën e Tij si shpërblim për shumë veta.” (Mat.20:28)

Διαδώστε:

E gjithë jeta e Krishtit është e përqendruar në këto pak fjalë: “Jo që t’i shërbejnë Atij, por që t’u shërbejë Ai të tjerëve”. Ai erdhi jo për të marrë diçka, por për të dhënë gjithçka, pikërisht Veten, t’i shërbejë cilitdo, me të cilin takohet dhe së fundi, “të japë shpirtin e Tij për të larë mëkatet e shumë njerëzve”.

Ju thoni se dëshironi të imitoni Krishtin, ju luteni që ikona e Tij të fiksohet në zemrën tuaj. Ja ajo, kjo ikonë dhe imitimi i Tij i janë dhënë cilitdo. “Të shërbesh” ja, se çfarë kërkohet. Për këtë nuk duhet të fshiheni në shkretëtirë, si i vetmuar, nuk duhet të largoheni nga njerëzit por, duke mbetur midis tyre, t’u shërbeni, t’i bekoni, t’u bëni të mirën, më në fund, nëse duhet, t’u jepni atyre dhe jetën.

 

— facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: