Një natë, një burrë pa një ëndërr, sikur ecte me Krishtin në një bregdet të bukur.
Para tij, lart në qiell, si në një kinema, pa skena nga jeta e tij, ndërsa duke vështruar pas në rërë, shihte dy palë gjurmë që linin hapat e tyre në rërën e lagësht.
Por në një vend në rërë ishin vetëm një palë gjurmë. Madje vuri re se kjo ndodhte kur në qiell paraqiteshin çastet e vështira të jetës së tij…
Kjo gjë e habiti shumë, se nuk mund të kuptonte se si Krishti e braktisi në këto çaste të sprovave… Prandaj e pyeti Zotin duke i thënë: “O Zot, premtove se, nëse do ta përkushtoja Ty jetën time, nuk do të më braktisje kurrë.
Ku ishe kur unë kisha nevojë më tepër, në monopatin e jetës sime?
Dhe Zoti iu përgjigj: “Biri im, nuk të braktisa kurrë. Kur shihje një palë gjurmë në rërë, isha unë që të mbaja në krahët e mi…”
