01 Οκτωβρίου, 2020

Borisov nuk do që të flasë keq për ish-bashkëmendimtarët e tij

Διαδώστε:

Mitropoliti i Lloveçit Gavrail i dorëzoi një urdhër për merita Kryeministrit Bojko Borisov, i cili vizitoi tempullin “Shenjtorët Kiril dhe Metodi”. Mitropoliti e falënderoi Kryeministrin për mjetet e livruara për ndërtimin dhe remontin e tempujve të peshkopatës dhe se megjithë pandeminë kishat në vend mbetën të hapura, transmetoi BTA.

Në Lloveç Borisov u prit nga qytetarët, të cilët thërrisnin emrin e tij. “Nuk do ta komentoj Cvetanovin, le të marrë sa të dojë vota… Ne kemi qenë së bashku 20 vjet, kjo është si martesë…” Kështu Kryeministri vlerësoi themelimin e projektit të ri politik të ish-bashkëmendimtarin e tij Cvetan Cvetanov “Republikanë për Bullgarinë”, i cili tërhoqi një pjesë prej kuadrove të partisë në pushtet GERB.


bnr.bg

Διαδώστε: