07 Μαρτίου, 2021

Bullgaria: Sot janë Të Lidhurat e Mishit

Διαδώστε:

Sot është dita e fundit në të cilën të krishterët ortodoksë vënë gjellë me mish në tryezën e tyre. Në kalendarin ortodok, Të Lidhurat e Mishit janë gjithmonë të Dielën – tetë javë para Pashkëve. Dita e ka marrë emrin nga darka tradicionale me gatime mishi, pas së cilës është e ndaluar të hahet mish deri në fund të Kreshmës së Madhe. Tradicionalisht, pak para darkës së Të Lidhurave të Mishit, të rinjtë vizitojnë kumbarët dhe prindërit e nuses. Ata u sjellin dhurata: pulë të zier, bukë ritual dhe verë. E gjithë familja mblidhet në tryezë dhe ha për herë të fundit me një tryezë të pasur me produkte mishi.

 

bnr.bg

Διαδώστε: