09 Δεκεμβρίου, 2020

Çdo ditë, në Laboratorin e MKAM, punohet me të njëjtin intesitet në restaurimin, konsolidimin dhe kthimin e vlerave të mëparshme, të fshehura prej shekujsh, nën shtresat e vernikut

Διαδώστε:

Në proçes restaurimi është ikona “Shën Sava dhe Shën Varvara”, e punuar në teknikën e temperave mbi një panel druri arre të përbërë nga dy dërrasa. Paneli është tepër i dëmtuar nga insektet drungrënëse dhe i ndarë në dy pjesë.

Ndërhyrjet konservuese filluan së pari me bashkimin dhe konsolidimin e panelit, zëvëndësimin e tranversave të dëmtuara dhe do të vazhdojnë më pas me konsolidimin e gruntit, largimin e vernikut të oksiduar, ritokimin estetik me ngjyra akuareli dhe vernikimin e ri.

Në 29 Shtator, ekspozita “Restaurime”, sjell në vëmendje, disa nga veprat e restauruara, të cilat tregojnë punën e madhe të ekspertëve të laboratorit të MKAM.

 

— facebook.com/MuzeuiArtitMesjetar

Διαδώστε: