Për kuptimin e Shkrimit nuk nevojitet dhe kaq shumë studimi i interpretimit të tij, sesa pastrimi i zemrës nga pasionet. Prandaj dhe Shën Joani i Shkallës shkruan: “Kërko të ndriçohesh për fjalët e Shkrimit, të cilat janë për shëndetin shpirtëror, më shumë se me lodhjet asketike dhe me libra”.
Sa më shumë që njeriu pastrohet nga pasionet me luftën shpirtërore dhe ndihmën e hirit të Perëndisë, aq më tepër mendja e tij ndriçohet dhe kupton ato ishin më përpara të pakuptueshme.
Shikoni tekstet e shenjta, të cilat nuk u shkruan që të na mbeten të panjohura dhe të pakuptueshme për ne, por që të na bëhen të njohura dhe të kenë dobi për shpirtin. Nuk i kuptojmë, sepse mendja është e errësuar nga pasionet. Kur të rikthehemi në gjendjen tonë të natyrshme, e cila është gjendje pa pasione, atëherë do të kemi mendje të shëndetshme dhe të pastër, do të ndriçohemi nga Shpirti i Shenjtë dhe do të kuptojmë Shkrimet.
