27 Φεβρουαρίου, 2020

Çelja në Poloni e ekspozitës “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”

Διαδώστε:

 

Më 23 shkurt 2020, në Qendrën Kulturore Orthodhokse të qytetit #Białystok të Polonisë, u çel ekspozita “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”. Ekspozita u ndërthur edhe me promovimin e botimit të albumit fotografik me të njëjtin titull.

Albumi dhe ekspozita përbëjnë vëllimin e nëntë të serisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë”, që ka për qëllim të promovojë shumëngjyrësinë e Orthodhoksisë në Kishat lokale. Ky vëllim ishte produkt i bashkëpunimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse të Polonisë përmes Shtëpisë Botuese Mitropolitane në Varshavë dhe e portalit orthphoto.net.

Aktiviteti u çel me performancën vokale të korit “Kaladniki”. Në vijim, Kryedhjakon Spiro Topanxha lexoi fjalën përshëndetëse të rastit të Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së tij, Anastasit. Aktiviteti u përshëndet edhe nga z. Arbër Veizi, përfaqësues i Ambasadës Shqiptare në Varshavë.

Jarosław Charkiewicz nga Shtëpia Botuese Mitropolitane dhe Aleksander Wasyluk nga portali #OrthPhoto së bashku me partnerët nga Shqipëria, Kryedhjakon Spiro Topanxha dhe z. Andi Rembeci, historian-bizantolog dhe pedagog në Universitetin e Tiranës, prezantuan historinë e punës për mbledhjen e fotografive, zhvillimin e konkursit ndërkombëtarë të fotografisë, botimin e albumit dhe organizimin e ekspozitës.

Motër Katerina, igumene e manastirit të Shën Ekaterinës në #Zaleszany, prezantoi historinë e ringritjes dhe gjendjen aktuale të Kishës Orthodhokse në Shqipëri si dhe figurën dhe veprën e lartë të Kryepeshkopit Anastas. Në vijim, u shfaq një dokumentar mbi ringritjen e Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

Aktiviteti u mbyll me një koktej dhe me vizitën nga të gjithë të pranishmit të ekspozitës fotografike.

 

Colours of Orthodoxy. Albania/facebook

Διαδώστε: