03 Οκτωβρίου, 2023

CEREMONIA E HAPJES SE VITIT TE RI AKADEMIK 2023 -2024

Διαδώστε:

Studentët e ciklit të parë të studimeve BACHELOR të Kolegjit Universitar “LOGOS” filluan sot më datë 02 tetor vitin i ri akademik 2023-2024.

Ceremonia e çeljes së vitit te ri akademik u zhvillua në mjediset e Amfiteatrit, në kampusin nr.1 ku studentët u priten nga personeli i Kolegjit Universitar “LOGOS”.
Studentët u përshëndetën nga drejtues të instancave akademike, administratori dhe Përgjegjësia e Zyrës se Çështjeve Studentore.

Në fjalën përshëndetëse, studentëve iu urua një vit akademik i suksesshëm në rrugëtimin drejt realizimit të tyre si profesionistë të vërtetë. Kolegjit Universitar “LOGOS”, në përputhje me misionin e krijimit të tij ka në fokus studentin, mirëqenien e tij si dhe pajisjen me vlerat më të mira akademike dhe njerëzore.

Kolegji Universitar “LOGOS” si institucion i arsimit të lartë është çelësi që do të hapë dyert e qindra studentëve drejt një të ardhmeje më të mirë, më të sigurt profesionale.

Personeli i Kolegjit Universitar “LOGOS” angazhohet maksimalisht për të siguruar një cilësi të lartë në mësimdhënie por kjo duhet të shoqërohet detyrimisht me përpjekje dhe punë të përbashkët dhe nga ana e studentëve. Në këtë mënyrë që të kemi cilësi të lartë akademike dhe mbi të gjitha vlera qytetare dhe profesionale, të cilat promovon Kolegji Universitar “LOGOS”.

Nga përfaqësuesit e Kolegjit Universitar “LOGOS” u falënderua veçanërisht ideuesi, krijuesi dhe mbështetësi i jashtëzakonshëm, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastas Janullatos, i cili jo vetëm është President i Fondacionit “LOGOS” por një akademik i njohur ndërkombëtarisht. Të pranishmit duartrokitën me respekt për punën e palodhur dhe frymëzuese të Kryepiskopit Anastas.

Ceremonia u përmbyll me urimin për një vit të mbarë dhe të bekuar akademik.

Kolegji Universitar Logos

Διαδώστε: