08 Ιουνίου, 2022

Çmimi pas vdekjes për kontributin në artin kishtar të Shqipërisë

Διαδώστε:

Në praninë e shumë personaliteteve të arteve të bukura, pata kënaqësinë të vlerësoja një prej piktorëve ikonografë dhe mozaicistëve më të talentuar, të paharruarin Josif Droboniku.
Krijimtaria e tij e pasur artistitike, veprat e papërsëritshme monumentale, mozaikët dhe afresket, nga fasada e Muzeut Historik dhe Katedralja Ortodokse në Tiranë, në sheshin “Skënderbej” Shkup dhe deri në trevat arbëreshe, flasin për talentin e jashtëzakonshëm, pasionin dhe përkushtimin e tij për artin shqiptar.

Me mirënjohje për aftësitë e rralla krijuese shumëplanëshe, si dhe për kontributet e vyera të dhëna në fushën e pikturës, veçanërisht në ringjalljen e artit tradicional monumental kishtar, i akordova të paharruarit Josif Drobonikut, Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: