17 Ιουνίου, 2025

Darkë zyrtare në rezidencën patriarkale në nder të Kryepiskopit Joan

Διαδώστε:

Në mbrëmjen e së hënës, më 16 qershor 2025, në orën 19:00, Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Vartholomeu, shtroi një darkë në rezidencën patriarkale në Fanar, në nder të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit dhe të delegacionit që e shoqëronte.
Kjo darkë përmbylli me ngrohtësi vëllazërore një seri takimesh të rëndësishme zyrtare, që thelluan më tej lidhjet historike e shpirtërore midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: