28 Σεπτεμβρίου, 2023

Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës si dhe Forumi i Turizmit Religjioz të Kolegji Universitar Logos organizon në datën 27 shtator një ekspozitë fotografike kushtuar Turizmit Religjioz

Διαδώστε:

Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës si dhe Forumi i Turizmit Religjioz të Kolegji Universitar Logos organizon në datën 27 shtator një ekspozitë fotografike kushtuar Turizmit Religjioz në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit. Ekspozita përfshin fotografi të realizuara nga studentët e diplomuar dhe aktualë të programit pasuniversitar në Turizëm Religjioz.
Vendet fetare janë fotografuar në mjedisin e tyre natyror në momente të ndryshme të ditës, por edhe momente nga prania e turistëve apo pelegrinëve në destinacione të ndryshme pelegrinazhi.
Realizimi i Ekspozitës është pjesë e Javës së Turizmit Religjioz e cila organizohet nga Kolegji Universitar LOGOS dhe Forumi i Turizmit Religjioz çdo vit dhe do të jetë e hapur për publikun në hollin e Universitetit nga data 27 shtator deri më 14 tetor.


Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos

Διαδώστε: