Krishti u Ngjall!
Në atmosferën paskale u kremtua me gëzim në qytetin e Fierit e kremtja e ndritshme e Shën Gjergj Trofeprurësit, emër të cilin mban edhe katedralja e qytetit.
Shërbesat u drejtuan nga Mitropoliti i Fierit, Hirësia e tij, Nikolla në praninë e besimtarëve nga Fieri, Vlora, Durrësi etj.
Në këtë ditë Hirësia e tij, Nikolla nderoj me ofiqin “Stavrofor” klerikun Atë Ilia Zaka, si vlerësim i punës së tij shumëvjeçare si klerik edhe Atë shpirtërorë në kishën tonë.Gjithashtu 6 nga të rinjët morën gradën “Agnagnost”, Juljan Bida katekist, Dhimitër Kapaj, Emanuel Banushi, Spiro Kane, Ivan Dimo, Joan Ndreko student në Theologji , të cilët shërbejnë në mitropolinë tonë. Pas Liturgjisë Hyjnore u organizua një qerasje për të gjithë besimtarët.
Lavdi Perëndisë!
