28 Ιανουαρίου, 2025

Detaje nga ceremonia mortore/ Pritja e trupit të Kryepiskopit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Διαδώστε:

Kisha Orthodhodokse Autoqefale e Shqipërisë bën me dije se pritja e trupit të Kryepiskopit Anastas do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ditën e martë, datë 28 janar, në orën 16:00.

Homazhet do të zgjasin duke nisur nga pasditja e së martës, deri të mërkurën në 29 janar.

Më pas shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar ora 11:00 pas Liturgjisë Hyjnore.

“Pritja e trupit të Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00.

Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar.

Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore”, thuhet në njoftimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale.

cna.al

Διαδώστε: