-Lum ajo shtëpi,që qeveriset nga Krishti
-Lum ajo shtëpi,që për rregullore ka Ungjillin e Shenjtë.
-Lum ajo shtëpi që të gjithë luten.
-Lum ajo shtëpi,që çifti jeton me dashuri reciproke, tolerancë, falje dhe ruan si sytë e ballit shtëpinë bashkëshortore.
-Lum ajo shtëpi, që anëtarët jetojnë me respekt për njëri-tjetrin, me mirëkuptim dhe secili tërhiqet për hatrin e tjetrit, kështu që asnjë problem s’ka ndërmjet tyre.
-Lum ajo shtëpi, që është themeluar mbi shkëmbin e patundur te Besimit dhe atëherë nuk do të tronditet nga stuhitë dhe breshëritë e jetës.
-Lum ajo shtëpi, që anëtarët e saj janë shpirtërisht të përparuar kështu qe nuk ka rrezik të tërhiqen nga heretikët dhe çdo organ i Antikrishtit.
-Lum ajo shtëpi, që anëtarët e saj jetojnë me mençuri dhe vetëzotërim, kështu që nuk rrezikojnë të bien viktima të tregëtarëve të drogave dhe vdekjes së bardhë.
-Lum ajo shtëpi, që anëtarët e saj jetojnë me maturi, vetepërmbajtje dhe në përgjithësi sipas rregullave të moralit.
-Lum ajo shtëpi, që brenda saj mbretëron dashuria dhe ku është dashuria, atje ka bekim atje ka Krisht dhe ku ka Krisht, atje është lutmuria, gëzimi,paqja,qetësia, maturia, uniteti, harmonia, optimizmi-jeta.
Amin!
