02 Φεβρουαρίου, 2020

Dhurim gjaku në mjediset e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” për fëmijët me talasemi

Διαδώστε:

Ditën e shtunë, 1 shkurt 2020, në një nga mjediset e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, që shërben për veprimtaritë e RinisëOrthodhokse, me bekimin e KryepiskopitAnastas, u krye dhurimi i gjakut për të ndihmuar fëmijët që vuajnënga sëmundja e talasemisë. Ky dhurim, që u krye nga ora 10.00-18.00, u organizua në bashkëpunim me “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” dhe nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës,Z. Ilir Meta. Veprimet u kryen nga një ekipi mjekësor nga Qendra Spitalore Universitare. Për këtë ishte lajmëruar edhe në fund të Liturgjisë Hyjnore, në të dielën e mëparshme, në veprimtarinë e Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë, në veprimtaritë e RinisëOrthodhokse etj.

Me dhjetëra të rinj dhe besimtarë të moshave të ndryshme iu drejtuan qendrës së improvizuar për këtë qëllim dhe dhuruan gjak. Emocionuese ishte dhe vizita aty e Presidentit Meta, i shoqëruar nga KryepiskopiAnastas, i cili falënderoi dhuruesit për gatishmërinë e tyre për këtë veprim humanitar.

 

orthodoxalbania.net

Διαδώστε: