20 Σεπτεμβρίου, 2019

Dioqeza Rumune dhuron mjete shkollore për më shumë se 4000 fëmijë në nevojë në Rumani

Διαδώστε:

Me iniciativën dhe bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Kasian, Kryepiskopata Rumune e Danubit të Poshtëm vazhdoi traditën e dhurimit të çantave të shpinës dhe mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas website-it të dioqezës, një javë para fillimit të shkollës u përgatitën 4000 çanta shpine të mbushura me fletore, lapsa, stilolapsa, bojëra, vizore e mjete të tjera të nevojshme, të cilat iu shpërndanë enorive të dioqezës, për t’jua dhënë më pas fëmijëve.

Enoritë ua shpërndanë fëmijëve çantat më 8 Shtator, në të kremten e Lindjes së Hyjlindëses, një vit pasi u festua çelja e vitit të ri akademik.

Vlera totale e tyre ishte më tepër se 46000 $ (200.000 lei).

Veprat bamirëse janë tipar dallues i Kishës Orthodhokse Rumune, e cila vetëm gjatë vitit 2018 shpenzoi për iniciativa të ndryshme socoiale dhe filantropike në Rumani mbi 27 milion $ në nisma të ndryshme sociale. Gjithashtu, vetëm disa muaj më parë, dioqeza e Danubit të Poshtëm ndihmoi më tepër se 100 viktima të përmbytjeve që ndodhën në Rumani.

 

Διαδώστε: