9 Shkurti, dita e përkujtimit të poetit kombëtar Dionysios Solomos, është themeluar si Dita Botërore e Gjuhës Greke, sipas një vendimi të përbashkët i Ministrisësë Brendshme, i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i Ministrisë së Arsimit, Kërkimit dhe Feve të Greqisë.
Themelimi i kësaj dite botërore, ka si qëllimtë nxjerrë në pah rolin themelor që gjuha greke ka luajtur gjatë shekujve, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në konsolidimin e kulturës evropiane dhe botërore. Gjuha greke që në antikitet u bë një mjet për formimin dhe transmetimin e teorive të rëndësishme shkencore, pikëpamjeve filozofike dhe teksteve letrare. Tekstet më të rëndësishme të krishterimit u shkruan në Greqisht, e pak më vonë ato u përhapën në të gjithë botën. Gjatë shekujve, kontributi i saj ka qenë vendimtar si një mjet për grumbullimin dhe përhapjen e kulturës Greke dhe mbijeton deri më sot, si një nga gjuhët më të gjalla në botë.
Dita Botërore e Gjuhës Greke përfshin zhvillimin eaktiviteteve të ndryshme gjuhësore dhe kulturore në të gjitha institucionet arsimore të Greqisë, por edhe në institucionet arsimore jashtë saj, të cilat ofrojnë mësimin e gjuhës greke apo ofrojnë studime mbi gjuhën dhe civilizimin grek, ashtu si edhe Kolegji Universitar Logos me Departamentin e tij të Gjuhës dhe Civilizimit Grek.
Në këtë kuadër Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek të Kolegjit Universitar “LOGOS”, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe Ambasadën e Greqisë në Tiranë organizoi online, në dt. 09/02/2021 aktivitetin në kuadër të Ditës Botërore të Gjuhës Greke.
Aktiviteti me temë Dionysios Solomos: Gjuha dhe Revolucioni Grek, u hap nga Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës dhe Civilizimit Grek të KU LOGOS, Dr. Vasiliki Apostoloudha dhe më pas u përshëndet nga Këshilltarja e Ambasadës Greke në Tiranë, znj,. Valia Pentarvani. Vijuan përshëndetjet nga Prof. As. Dr. Sofia Delijorgji, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Greke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, si dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor, Prof. As. Dr. Konstandinos Jakoumis.
Në këtë aktivitet, i pranishëm ishte presidenti i Fondacionit “Logos” Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi dhe Ambasadorja e Greqisë në Tiranë znj. Sophia Philippiddou.
Aktiviteti ishte i hapur për pedagogët, studentët dhe të gjithë të interesuarit mbi gjuhën greke.
Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Vasiliki Apostoloudha u shpreh:
Jemi tepër të kënaqur t’ju mirëpresim në ngjarjen e sotme, në të cilën ne festojmë Ditën Botërore të Gjuhës Greke. Dita Botërore e Gjuhës Greke u themelua në vitin 2017, me një vendim të përbashkët të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Arsimit, Kërkimit dhe Feve të Greqisë. Data e festimit u caktuar data 9 shkurt, një ditë përkujtimi të poetit kombëtar Dionysios Solomos. Tema qendrore e aktivitetit të sotëm i kushtohet Dionysios Solomos. Një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kësaj teme ka dhe karakteri special përvjetor i vitit që po kalojmë, pasi është viti i festimit të 200 vjetorit të revolucionit grek të 1821.
Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek të KU LOGOS feston Ditën e Gjuhës Greke për të dytin vit radhazi. Do të dëshironim të falënderonim veçanërisht Ambasadën Greke në Tiranë për mbështetjen e saj në bashkë-organizimin e këtij aktiviteti. Jemi veçanërisht të nderuar gjithashtu të bashkëpunojmë me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës, një institucion me një traditë të gjatë në përhapjen e gjuhës dhe kulturës Greke në Shqipëri.
Folësja kryesore në këtë aktivitet ishte Prof. As. Aikaterini Tiktipoulou, Profesoreshë pranë Departamentit të Filologjisë në Universitetin Aristotel të Selanikut, e cila prezantoi temën: “Dionysios Solomos: Gjuha Greke dhe Revolucioni”.
Cv
Katerina Tiktopoulou lindi në Selanik. Ajo studioi Filologji Greke Moderne në Universitetin Aristotel të Selanikut dhe Filologji Italiane në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Ka punuar si studiuese pranë Qendrës së Gjuhës Greke dhe që nga viti 2007 ajo jep mësim mbi Filologjinë Greke Moderne në Departamentin e Filologjisë së Universitetit Aristotel të Selanikut.
Interesat e saj kërkimore përqendrohen në punën e poetit Dionysios Solomosdhe çështjet komplekse botuese-interpretuese mbishumë-gjuhësinë dhe multi-kulturalizmin e letërsisë Jonianë të shekullit 19; në marrëdhëniet e tij me traditën letrare dhe kulturore italiane në kultivimin e llojit të autobiografisë në Ishujt Jonianëtë shekullit 19 dhe 20; në ligjërimin popullor dhe poetik të shekullit 16; në studimin dhe botimin e teksteve të tij letrarëdhe në mësimin e letërsisë formale dhe joformale në nivel arsimor. Ajoka botuar monografi dhe ka marrë pjesë në vëllime kolektive e libra shkollorë, ndërsa artikujt e saj janë botuar në revista greke dhe të huaja. Ajo është Drejtoreshë e Programit Pasuniversitar të Filologjisë Greke Moderne dhe të Laboratorit të Filologjisë Greke Moderne, sidhe të Laboratorit Teknologjive të Reja të Departamentit të Filologjisë.
Znj. Katerina Tiktopoulou, në hyrje të prezantimit të saj u shpreh se:
Më 9 shkurt 1857, 162 vjet më parë, vdiq poeti kombëtar Dionysios Solomos. Kjo ditë përkujtimi u themelua relativisht kohët e fundit, në 2017, si “Dita Botërore e Gjuhës Greke”, pas një propozimi të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Arsimit, Kërkimit dhe Feve të Greqisë. Propozimi padyshim njeh rolin e Solomos në çështjen e gjuhës moderne greke në një moment kritik – në kontekstin historik të Revolucionit Grek – në cilësinë e tij si poet. Sepse, natyrisht, me kalimin e kohës, shumë njerëz të rëndësishëm, poetë dhe studiues dhe shkencëtarë, kontribuuan në çështjen e formimit të gjuhës moderne greke.Sidoqoftë, rëndësia e Solomos gjatë viteve të Revolucionit merr jo vetëm një karakter thelbësor por edhe simbolik. Falë shembullit të tij, në atë moment kritik, u hodhën themelet e gjuhës poetike greke moderne, e cila përbën një pikë referimi identifikuese të përhershme për çdo komb. Dita Botërore e Gjuhës Greke do të jetë e qëndrueshme në shoqërinë njerëzore botërore, duke kujtuar përherë se gjuha e Grekëve drejton gjithmonë tek tekstet Greke, të cilat dëshmojnë për mënyrën Greke të dialogut dhe bashkëjetesës, domethënë Fjalën e Drejtë, që lindi vlerat universale që ende i japin kuptim botës moderne të civilizuar, asaj që ne e quajmë bota e lirisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Cili ishte poeti Dionysios Solomos, për nder të të cilit u themelua kjo ditë e rëndësishme?
Poeti Dionysios Solomos, udhëheqësi i Shkollës Joniane, është një nga figurat kryesore intelektuale të Greqisë moderne. Në maj 1823, në një kohë trazirash të mëdha të Revolucionit Grek, ai shkroi poezinë e gjerë “Himni i Lirisë”, dy vargjet e para të së cilës, në muzikë të Nikolaos Mantzaros, janë himni kombëtar i Greqisë.
Poeti kombëtar Dionysios Solomos lindi më 8 prill 1798 në Zakynthos, si fëmijë i paligjshëm i Nikolaos Solomos dhe shërbyeses së tij Angeliki Niklis.Në një moshë shumë të re ai mbeti jetim dhe në 1808 u largua për studime në Itali, i shoqëruar nga mësuesi i tij italian Rossi. Shtatë vjet më vonë ai u diplomua në Liceun e Kremonës dhe u regjistrua në Universitetin e Pavia, ku mori një diplomë juridike. Paralelisht me studimet për drejtësi, ai filloi të shkruajë tekste në italisht, ndërsa ra në kontakt me filozofë, filologë dhe emra të njohur të lëvizjes letrare të kohës.Në vitin 1818 ai u kthye në Zakynthos, ku qëndroi për dhjetë vjet. Atje ai filloi të shkruajë lirikat e tij të para të shquara në Greqisht. Poema e tij e parë e gjerë në gjuhën greke dhe më e njohura është Himni i Lirisë, dy vargjet e para të së cilës janë himni kombëtar i Greqisë.Në fund të vitit 1828 ai u vendos përgjithmonë në Korfuz, duke vazhduar shkrimin e tij të poezive gati në izolim. Ai vdiq më 9 shkurt 1857 në Korfuz, pas një sërë goditjesh cerebrale.
