03 Φεβρουαρίου, 2023

DITA BOTËRORE E GJUJËS GREKE

Διαδώστε:

Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsisë i Kolegjit Universitar “LOGOS” (Programi i Gjuhës dhe Civilizimit Grek), në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe Ambasadën e Greqisë në Tiranë, ju ftojnë në festimin e Ditës Botërore të Gjuhës Greke, të enjten, më 9 shkurt 2023, ora 18:00 (GMT +1).

Në kuadër të festës, z. Theodosios Tassios, Profesor Emeritus i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës, do të mbajë një leksion me titull “Automatët dhe robotët në Greqinë e lahtë”.

Aktiviteti do të zhvillohet në amfiteatrin e Kolegjit Universitar “LOGOS” dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit. Në të njëjtën kohë, aktivitetin mund ta ndiqni edhe në distancë përmes platformës Microsoft Teams në linkun https://shorturl.at/fhGL6

Aktiviteti do të shoqërohet me një ekspozitë fotografike dhe shfaqje filmash me temën “Veprat e mëdha teknike të Greqisë antike “, e cila do të jetë e hapur për publikun e gjerë nga data 9 shkurt deri më 10 mars në katin përdhes të Kolegji Universitar “LOGOS”.

Për çdo informacion na kontaktoni:
Tel: +35569 30 30 277
E-mail: info@kulogos.edu.al
Kolegji Universitar “Logos” – Dritë dhe fuqi jete!
www.kulogos.edu.al

 

Διαδώστε: