29 Ιανουαρίου, 2025

Dita e dytë e homazheve për Kryepiskopin Anastas/ Qytetarë dhe besimtarë nderojnë kujtimin dhe veprat e tij

Διαδώστε:

Sot është dita e dytë e homazheve që po zhvillohen për Kryepiskopin Anastas.

Besimtarë dhe qytetarë janë mbledhur në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë ku është bërë dhe pritja e trupit të Kryepiskopit për të nderuar kujtimin dhe veprat e tij.

Trupi i Kryepiskopit mbërriti pasditen e së martës në Tiranë.

Populli besimtar orthodhoks i Shqipërisë priti dje Kryepiskopin e ndjerë Anastas, përgjatë gjithë rrugës nga kufiri i Shqipërisë, fillimisht në Kakavijë, në vazhdim në Katedralen e Ngjalljes, në Gjirokastër, ku u prit nga klerikët e mitropolisë.

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, krahas pjesëmarrjes së të gjithë Sinodit të Shenjtë, u mblodhën bashkë klerikë dhe besimtarë nga të gjitha mitropolitë, për të pritur ringritësin e Kishës dhe Hierarkun që, me veprën e tij madhështore e të Hyjfrymëzuar frymëzoi dhe bashkoi shumë zemra dhe popuj, duke u lënë një trashëgimi të pavdekshme.

Pasi u prit në hyrje të rrugës “Ibrahim Rrugova” u vendos në katedrale, ku pasoi një Shërbesë Përshpirtjeje e drejtuar nga Mitropoliti Mbikëqyrës i Kryepiskopatës, Hirësi Joani, dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë.

cna.al

Διαδώστε: