Sot më 23 janar 2026, nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, vazhdon punimet Koferenca Ndërkombëtare me rastin e njëvjetorit të jetëndërrimit të Kryepiskopit të lumur Anastas, e organizuar nga Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës i Kolegjit Universitar “Logos”.
Kryepiskopi Joan uroi zhvillimin e punimeve të kësaj konference dhe u shprehu pjesëmarrësve gëzimin e tij duke theksuar që jemi mbledhur për të nderuar një njeri të madh, që nderoi Kishën Orthodhokse.
Konferenca vazhdon punimet e ditës së dytë në Kampusin e Kolegjit Universitar “Logos” në Shën Vlash, Durrës e përqendruar në: “Ungjillëzimi – Zhvillimi dhe praktika theologjike”
Vazhdon transmetimi i drejtpërdrejtë i punimeve të Konferencës nga Radio “Ngjallja” në: https://www.facebook.com/RadioNgjallja/videos/1224120075772934
