08 Νοεμβρίου, 2020

Dita e Kryeengjëllit Mihaill – triumf i mirësisë, dritës dhe drejtësisë

Διαδώστε:

Më 8 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shtatë Kryeengjëjt, të cilët ndihmojnë që lutjet e shenjtorëve të arrijnë deri te Zoti. Këta janë Mihaill, Gavrill, Rafaell, Uriell, Serafim, Yehudil dhe Barachiel – ushtarët e pa trup qiellor të dritës dhe të drejtësisë. Në besimet bullgare më i tmerrshmi nga të gjithë engjëjt është Mihaili i cili qëndron afër Zotit. Pikërisht ai është dhe mbrojtësi kryesor i Parajsës dhe një mbrojtës i zellshëm i ligjit të Zotit. Kur vjen ora e fundit nga rruga tokësore e shpirtit, vet Arkangjeli Mihail zbret për ta ndarë nga trupi. Në disa ikona Ushtari Qiellor mban në duart e tij peshore, me të cilat peshon mëkatet e njerëzve. Për nder të tij bëhen kurbane fisnore me lutje për shëndet dhe mbrojtje nga ushtria qiellore.

Në këtë ditë është dhe festa profesionale e nëpunësve të policisë. Për herë të parë ajo është festuar gjatë vitit 1924, pasi tradita është ndërprerë në periudhën e viteve 1944-1994.

 

bnr.bg

Διαδώστε: