29 Οκτωβρίου, 2024

Ditë e mbushur me plot gëzim në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër

Διαδώστε:

Sot në të kremten e dëshmorit të madh Shën Dhimitër Mirovlitit feston ditën e emrit Mitropoliti i Gjirokastrës Hirësi Dhimitri. Të shumtë ishin besimtarët që mbushën katedralen dhe morën pjesë në festimet që u organizuan në këtë rast.

Në këtë ditë Hirësi Dhimitri vlerësoi për punën dhe përkushtimin e tyre dy nga klerikët e kësaj Mitropolie të cilëve ju dha ofiqin e Stavroforit Atë Spiro Bashën dhe Atë Emiliano Liton.

Urojmë Mitropolitin e Gjirokastrës Hirësinë e Tij Dhimitrin me rastin e ditës së emrit:

Për shumë vjet o Kryezot!

26 Tetor 2024

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: