17 Οκτωβρίου, 2022

‘’Ditës Botërore të Ushqimit’’

Διαδώστε:

Rinia Orthodhokse e Tiranës!
Falenderim
Me rastin e ‘’Ditës Botërore të Ushqimit’’- 16 Tetor, Rinia Orthodhokse e Tiranës gjen rastin tju shpreh falenderimet e përzemërta dhe mirënjohjen për dhurimin e shumës monetare dhe atë ushqimore nga Stafi i Spitalit Salus dhe të gjithë donatorëve si brënda dhe jashtë Shqipërisë për kontibutin e dhënë sot për familjet në nevojë të Qarkut Tiranë.
Shpresojmë se veprimi juaj qytetar që treguat në solidarizimin dhe mbështetjen e kësaj nisme humanitare do përbëj një shëmbull të mirë për tu kopjuar nga të gjitha kategoritë e popullatës Shqiptare në të ardhmen dhe ku mirëorganizimi i ndarjes së ushqimeve të shportës do lehtësoj nevojat reale dhe imediate të shumë bashkëqytetarëve tanë.
Pjesëmarrja juaj në përpjekjen për të arritur qëllimin është vendimtare për nismat humanitare që organizon Rinia Orthodhokse e Tiranës që nuk është gjë tjetër veçse ofrimi i shërbimeve më të mira të mundshme në një aksion unik social.
Ju lutemi pranoni falënderimet tona të sinqerta për këtë kontribut!

Me konsideratën më të lartë!

Rinia Orthodhokse e Tiranës

Διαδώστε: