27 Νοεμβρίου, 2019

E diela 13 e Lukait! – Shërbesa e Liturgjisë (Meshës) Hyjnore, në Katedralen e “Shën Gjergjit” Fier, u kryesua nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla

Διαδώστε:

Në predikimin e tij Hirësi Nikolla foli për iniciativën që ndërmori Asambleja Kleriko-Laike, e zhvilluar më 9 Nëntor, në “Qëndrën Kulturore” të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, për kontributin në mbështetje të veprës arsimore dhe filantropike të kishës sonë.
Në fund të liturgjisë u krye edhe nje përkujtimore me rastin e 46-vjetorit të fjetjes së Episkopit të Apollonisë, Imzot Irineut.
Pas Liturgjisë besimtarët morën pjesë në bisedën shpirtërore, me temë, “Përgatitja për kremtimin e festës së Krishtlindjes”, të mbajtur nga Drejtoresha e fondacionit “Frymë Dashurie”, znj. Anastasia Pamela Barksdale.

 

Διαδώστε: