10 Μαρτίου, 2020

E DIELA E ORTHODHOKSISE DHE SINODIKONI I ORTHODHOKSISE (VENDIMI I SINODIT TE 7-TE EKUMENIK)

Διαδώστε:

Si detyrë ndaj Perëndisë, i blatojmë këtë falenderim të përvitshëm dhe ditë pas dite kujtojmë Kishën e Perëndisë, në shpalljen e dogmave të shprestarisë dhe shkatërrimin e çdo shtrëmbërimi të tyre. Profetët siç dëshmuan me fjalë, mësimet e apostojve siç e përshkruan, ungjilli siç e shkroi. Ditën e restaurimit kremtojmë sot, me lutje dhe litani, të ngazëlluar dhe me dëfrim të përbashkët shpirtëror këndojmë dhe psalim me zë të madh. Atyre që me fjalë, me buzë, me zemër, me shkrime dhe ikona dëshmuan Fjalën e Mishëruar. I përjetshëm kujtimi. Atyre që shpallën një hipostazë të Krishtit, të vetme dhe të pandarë, të ndryshme në esencë nga të krijuarat dhe të pakrijuarat, nga të dukurat dhe të padukurat, nga të pësueshmet dhe të papësueshmet, nga të përshkrueshmet dhe të papërshkrueshmet. Dhe që me esencën e tij, të pa krijuar dhe hyjnore mori dhe bëri të vetën natyrën njerëzore, të cilën e përshkruajmë dhe e dëshmojmë me fjalë dhe me ikona. I përjetshëm kujtimi. Atyre që besuan dhe predikuan, ose ungjillëzuan me fjalë dhe me shkrime, ose që edukuan, mësimet e të cilëve patën dobi, qoftë edhe për një të vetëm dhe që me fjalë apo ikona shpallën vërtetimin e së vërtetës. I përjetshëm kujtimi. Profetët siç e panë, Apostujt siç na e mësuan, Kisha siç e mori, Mësuesit siç dogmatizuan, bota siç ra dakort, hiri siç ndriçoi, e vërteta siç u vërtetua, gënjeshtra siç u mund, urtësia siç u shfaq me guxim, Krishti siç e vlerësoi. Kështu besojmë, kështu e shprehim, kështu e predikojmë Krishtin, Perëndinë tonë të vërtetë dhe shenjtorët e tij, i nderojmë me fjalë, me shkrim, me mendim, me sakrifica, me kisha dhe me ikona. Krishtit, si Perëndi dhe Kryezot, i përulemi dhe e adhurojmë. Shenjtorët, si shërbëtorë të vërtetë të Krishtit dhe Kryezotit tonë të përbashkërt, i nderojmë dhe iu falemi. Ky është besimi i Apostujve, ky është besimi i Etërve, ky është besimi i Orthodhoksëve, ky besim mbështeti botën. Mbi këtë besim, predikuesit e shpresëtarisë, për lavdinë dhe nderin e kësaj shpresëtarie, për të cilën, me dashuri atërore, luftuan në mënyrë vllazërore, i madhështojmë dhe themi: Mbrojtësve të Orthodhoksisë, Mbretërve shpresëtarë, Patriarkëve të shenjtë, Kryepriftërinjve, Mësonjësve, Martirëve, Konfesorëve. I përjetshëm kujtimi! Ata, të cilët për këtë shprestari, deri në vdekje punuan dhe luftuan dhe me mësimdhënie na edukuan dhe na mbajtën. Perëndisë i lutemi, që imitues të jetës së tyre të shenjtë të na bëjë deri në fund të jetës tonë, që të na dhurohen ato që kërkojmë, me hirin dhe dhemshurinë, e Kryepriftit të Madh dhe të Parë, Krishtit Perëndisë tonë së vërtetë, me ndërmjetimet e të Përmbilavdëruarës, Zonjës sonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërës Mari, të engjëjve të shenjtë dhe gjithë shenjtorëve. Amin.

 

Radio “Ngjallja”/facebook

Διαδώστε: