14 Απριλίου, 2020

E HENA E MADHE. Paravolia e 10 Virgjëreshave

Διαδώστε:

E martë, 14 prill 2020 – Kujtimi i ditës
JAVA E MADHE E PASHKËS – KRESHME

E HENA E MADHE. Paravolia e 10 Virgjëreshave.

– Paravolia e 10 Virgjëreshave –

Të Martën e Madhe përkujtojmë paravolinë e dhjetë virgjëreshave, të cilën Krishti e tregoi gjatë predikimeve të Tij. Kisha jonë e Shenjtë na fton që të jemi gati që ta presim, duke mbajtur ndezur lambadhat e virtyteve tona, për Dhëndrin Qiellor, për Zotin Krisht, i Cili do të vijë në çastin e vdekjes sonë, por edhe në ardhjen e Tij të dytë. Gjithashtu na fton, duke na rikujtuar paravolinë e talandave, që të vëmë në punë dhuratat dhe hirin që Zoti na ka dhënë.

Paravolia e dhjetë virgjëreshave ka në thelb të saj të na tregojë se ai person, i cili ka një virtyt dhe dhuratë të madhe, por që nuk e vë në shërbim të virtyteve të tjera edhe sidomos të lëmoshës, nuk mund të hyjë bashkë me Krishtin në prehjen e përjetshme, dhe kthehet mbrapa i turpëruar. Edhe asgjë nuk është aq e dhimbshme dhe e turpshme se sa një virgjëreshë që luftohet nga dashuria pas parasë.

 

— facebook.com/koash1991

Διαδώστε: