06 Αυγούστου, 2025

E Kremtja e Metamorfozës së Zotit Jisu Krisht

Διαδώστε:

U zhvillua sot ditën e Mërkurë datë 6 Gusht 2025 festa e Metamorfozës së Zotit Jisu Krisht në kishën që i dedikohet kësaj ngjarje zotërore në Qendrën Thavor pranë ish-Uzinës së Traktorëve në Tiranë.

Shërbesat e Shenjta u kryesuan nga Fortlumturia e Tij Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe gjithë Shqipërisë Imzot Joani në bashkëmeshim edhe me Episkopin e Krujës Hirësi Anastasin dhe klerikë të Kryepiskopatës.

Mbas përfundimit të Shërbesave të Shenjta Kryepiskopi Joan vizitoi edhe nënat që qëndrojnë te Shtëpia e Dashurisë Hyjlindësja Mari nën përkujdesjen e Kishës sonë. Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Joan kaloi kohë cilësore me nënat dhe u interesua për kushtet dhe përkujdesjen që kryehet ndaj tyre.

Të shumtë ishin edhe besimtarët që morën pjesë në këtë kremtim.

Për shumë vjet gëzuar të Kremten e Metamorfozës së Krishtit Shpëtimtar (Shën Sotirit).

6 Gusht 2025


Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: