Të Mërkurën e Madhe në mbrëmje vijmë në Kishë për të marrë pjesë në Misterin e Vajimit (Efqeli) i cili është një akt i shenjtë. Në këtë Mister ndërsa trupi lyhet me vaj, hiri i Perëndisë thirret të zbresë në personin e sëmurë. Misteri ka për qëllim shërimin e trupit dhe faljen e mëkateve.
Gjatë kësaj Jave të Madhe, ndërsa përgatitemi për Ngjalljen e Krishtit, Kisha na ofron shërim trupor dhe shpirtëror nëpërmjet Misterit të Vajimit.
Ne mendojmë se nuk kemi nevojë për shërim në jetën shpirtërore, sepse nuk kemi bërë ndonjë mëkat të madh; s’kemi vrarë ose vjedhur… etj. Gjithashtu, nëse nuk kemi ndonjë sëmundje të dukshme, nuk mendojmë se jemi të sëmurë trupërisht, por në fakt secili prej nesh është i sëmurë trupërisht edhe shpirtërisht. Si qenie njerëzore jemi krijuar nga Perëndia për të qenë në një marrëdhënie të përsosur dashurie më Të dhe me të gjithë njerëzit që kemi pranë. Kur bëjmë këtë gjejmë lumturinë e përsosur. Por në vend të kësaj gjejmë zgjidhjen e shkurtër për të qenë të lumtur, kujdesemi vetëm për veten tonë, në vend që të duam Zotin dhe të tjerët. Kështu i shkaktojmë dhimbje dhe sëmundje vetes dhe komunitetit në të cilin jetojmë.
Prandaj, kur vijmë në Kishë të Mërkurën e Madhe në mbrëmje, tregojmë që pranojmë se jemi të sëmurë dhe kemi nevojë për shërimin e Perëndisë.
Misteri i Efqelisë
“A është i sëmurë ndonjë nga ju? Le të thërrasë pleqtë e kishës dhe ata të luten përmbi të, dhe le ta lyejnë me vaj në emër të Zotit, dhe lutja e besimit do ta shpëtojë të sëmurin dhe Zoti do ta mëkëmbë; dhe nëse ka bërë mëkate, ato do t’i falen” (Jak. 5. 14-15).
Ky Mister themelohet nё fjalёt dhe veprat e Zotit tonё Jisu Krisht. Pёrmbledh, shtrin dhe vazhdon shёrbimin e Tij shёrues. Ёshtё shenja e pranisë sё Tij, ёshtё shfaqja e mbretёrisё dhe shenja qё bёn tё dukur shfaqjen qё Perёndia e ka ruajtur pёr botёn, kur do tё arrijё nё gjendjen e pёrmbushjes finale.
Sёmundja dhe vdekja janё sulmet e pashmangshme, tё cilat e kanё prejardhjen nga Rёnia. Kёto sulme nuk janё tip i hakmarrjes hyjnore, por pёrfundimi i rёnies sё thellё tё botёs nga Perёndia. Lejon vdekjen t’i japё fund jetёs e cila shteron nga hiri, jo si dёnim, por tё ketё mundёsi tё arrijё plotёsimin, nё ngjalljen e tё vdekurve.
Krishti mori sёmundjet tona dhe i veshi ato. Efqelia e Shenjtё ёshtё Mister i besimit. I drejtohet çdo njeriu tё sёmurё dhe gjithmonё kryhet me shpresёn për shёrimin e tij.
Qёllimi bazё i Misterit ёshtё qё njeriut t’i jepet mundёsia tё ndajё fitoren e Krishtit dhe tё ngjallet nё vendin e Mbretёrisё sё Perёndisё. Trasmeton forcё shpirtёrore, qё ngacmimet nga sёmundjet tё pёrballohen me forcё, shpresё dhe kurajë.
Misteri nuk zёvendёson mjekimin mjekёsor. Nё kohё sёmundjeje na udhёheqin fjalёt e Shkrimit: “Biri im, sёmundjet mos i lёr pas dore, por Zotit t’i lutesh dhe ai do tё tё shёrojё…Veç kёsaj thirre mjekun, sepse Perёndia e ka caktuar nё kёtё shёrbim” (Sirah 38. 9-10).
Misteri mund tё kryhet nё çdo moment pёr tё sёmurin. Kryhet me njё seriozitet tё veçantё tё Mёrkurёn e Madhe pёr tё gjithё komunitetin, qё tё shёrohen sёmundjet e tyre shpirtёrore dhe trupore. Kisha e ofron Efqelinё e shenjtё pёr tё gjithё besimtarёt qofshin sёmurё trupёrisht ose jo. Kjo shёrbesё i kujton besimtarёve fuqinё e Krishtit pёr tё falur dhe pёr t’i liruar ndёrgjegjen nga errёsira e mёkatit personal.
Gjatë shërbesës së Misterit lexohen 7 pjesë nga Ungjilli dhe 7 nga Apostulli që na tregojnë për veprën e shërimit që Perëndia do të bëjë për ne.
Një nga këto lexime është nga letra e Jakovit (5:14-15), ku ai udhëzon drejtuesit e Kishës të lyejnë të sëmurët me vaj të shenjtë për shërim. Kur shkojmë të lyhemi me vaj të shenjtë për shërim tregon që ndjekim udhëzimet e Shkrimit të Shenjtë. I kërkojmë Zotit të në shërojë në trup dhe shpirt nga të gjitha sëmundjet e njohura e të panjohura.
Shërimi ynë si person sjell shërim në marrëdhëniet tona me të tjerët në komunitet. Shërimi i secilit kontribuon në shërimin e të gjithëve, sepse jemi të lidhur ngushtë me njeri-tjetrin. Që të kemi një shoqëri dashurie dhe të ecim si bij të dritës, nevojitet t’i kërkojmë Zotit çdo ditë të na shërojë trupërisht dhe shpirtërisht.
Në kishat tona mund të gjeni librin “Uratore e Vogël”, në të cilin gjendet Misteri i Elqelisë.
