“Etika e Krishterë” – Vëllimi i parë, është libri i 12-të i cili i shtohet botimeve të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos. Ky vëllim është një përkthim nga origjinali i Profesorit të Universitetit Aristoteli të Selanikut G. Mantzaridis, realizuar nga z. Thoma Çomëni.
Kjo vepër paraqet mendimin bashkëkohor të shkencës së Etikës dhe gërshetimin e mendimi etik të krishterë me gjetjet shkencore të shkencave të tjera. Analizimi i disa koncepteve themelore, parimeve dhe problematikave bashkëkohore është fokusi i librit.
Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos
