04 Απριλίου, 2021

“Familja mban botën”!

Διαδώστε:

Kur dikur pyeti shën Paisin një profesor nëse duhet fëmijët të mbajnë kreshmë? Ai dha këtë përgjigje: “Fëmijët e vegjël të mos mbajnë kreshmë! Kur të uleni në tavolinë për të ngrënë gjatë kreshmës, do t’iu thoni:
E shikoni, ne si prindër mbajmë kreshmë, ndërsa ju jo. Nuk mbani kreshëm për shkak të zhvillimit”.
Një përgjigje e zgjuar dhe e drejtë nga ana pedagogjike. Kjo sepse, kur fëmija të rritet do të thotë:
“Pasi nuk kam më zhvillim, duhet të kreshmoj ashtu si prindërit e mi.”
Shë Paisi besonte shumë në forcën e edukimit familjar. Thoshte: “Një është vlera e jetës, familja.
Sapo të shuhet familja do të shuhet bota.
Trego dashuri dhe përtej familjes tënde.
Nëse je pensionist, dediko pak kohë dhe pak para që të ndihmosh fëmijët e pambrojtur të ndonjë familjeje të pambrojtur.
Kur të prishet familja, do të prishet dhe kleri dhe murgjëria dhe të gjitha”.
Në pyetjen se çfarë duhet të bëhet kur prindërit nuk pranojnë edukimin e krishterë të fëmijëve të tyre dha përgjigjen e mëposhtme:
“Makina ka frena dhe marshe. Nuk punon vetëm me frenat ose vetëm me marshet. Kjo ndodh dhe me prindërit. Njëri shtyn dhe tjetri frenon, kështu krijohet balanca”.
Me të vërtetë nëse nuk ka balancë të fuqive te kundërta brenda familjes, të gjitha do të rrëzohen ….
Le t’ i lutemi shën Paisit, të ndermjetojë te Perëndia, për mbarëvajtjen e familjes sonë! Për mirëdrejtimin e tyre!
Perëndia qoftë udhëheqësi i tyre!
Amin!

 

facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: