Falë kontributit te paçmueshëm të Kishës edhe dhuruesve tepër bujarë të enorisë sonë, u bë i mundur instalimi i plotë i rrjetit ndriçues të brendshëm për hieroren edhe naosin, si dhe vënia e llampadarëve në to. Gjithashtu u instalua pjesërisht rrjeti ndriçues i jashtëm, që urojmë të përfundojë sa më shpejt.
Prej këtyre ndërhyrjeve e kremtja e Shën Gjergjit u kremtua më me madhështi në kishën tonë.
Perëndia të bekojë edhe të ruajë tërë ndërtuesit, dhuruesit edhe ndihmëtarët e kësaj kishe.
