U kremtua edhe sivjet festa e Ngjitjes se Zotit Krisht ne Qiej te cilen mban edhe emrin kisha jone, sot me date 28 maj, 40 dite pas Pashkes, Ngjalljes se Zotit tone Jisu Krisht.
I pranishem ne panair ishte Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni, bashke me profterinjte Ate Jani Ranxha, Ate Petro Halili, Ate Sotir Toçi dhe dhjakon Spiro Peci.
Hiresi Andoni ne predikimin e tij u ndal mbi rendesine e festes dhe planit te Perendise per shpetimin e njeriut dhe lavderimin e tij me lavdine prane Perendise.
Te pranishem ne feste ishin besimtare te moshave te ndryshme te cilet e festojne kete dite te vecante me gezim, duke shperndare per here te fundit dhe vezet e kuqe.
Gezuar nga mot!
