19 Φεβρουαρίου, 2020

Famullia Orthodhokse “Shën Nikolla” Elbasan: E diela e djalit plangprishës

Διαδώστε:

Liturgjia Hyjnore u drejtua nga Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, imzot Andoni, i ndihmuar nga kleriket, Saqellar Ate Stavri Çipi, Ate Heliodor Demiri dhe dhjak Spiro Peci. Ne predikimin e tij, Hiresi Andoni u foli besimtareve te shumte per djalin plangprishes, i cili mori pasurine e tij dhe shkoi ne nje vend te larget, ku edhe e prishi me shoqeri larg normave te moralit shoqeror. Ne ate vend ra nje zi e madhe dhe ekonomia e vendit shkoi ne rrenim e keshtu djali mbeti pa buke. Ne gjendje te mjerueshme, duke sherbyer ne stalle te derrave e duke ngrene ushqimin e tyre, erdhi ne vete e kujtoi se tek ati i tij, punetoret paguheshin mire e ushqeheshin mire. Kthimi i birit prodig ne shtepine e te atit, eshte ngjarja e largimit tone nga Perendia, kujtimi i mekateve te perditshme dhe kthimi me pendim ne gjirin Ateror….. Gjithashtu, Mitropoliti Andon foli edhe per kujdesin qe duhet te tregojme si besimtare te devotshem, per periudhen e Kreshmes se madhe dhe pritjen me shpirt te perulur e te paster te Ngjalljes se Zotit……….

 

Διαδώστε: