Liturgjinë Hyjnore e udhëhoqi Imzot Andoni shoqëruar nga priftërinjtë Atë Stavri, Atë Pavli, Atë Heliodori dhe Dhjakon Spiridhoni.
Në fjalën e tij gjatë predikimit Hirësi Andoni u ndal në jetën dhe mrekullitë e shenjtorit të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Ai i ftoj besimtarët të shtojnë lutjet ndaj Shën Nikollës që të ndërmjetojë me hirin e tij në shërimin njerëzve qe vuajnë dhe largimin e kësaj pandemie.
Në fund sipas traditës u bë dhe proçesioni i ikonës së Shën Nikollës rreth kishës bashkë me lutjet përkatëse.
Gëzuar të gjithë atyre që mbajnë emrin e Shën Nikollës.
