22 Σεπτεμβρίου, 2026

FJETI ME ZOTIN ATË KRISTO PAPA

Διαδώστε:

Me hidhërim të thellë njoftojmë se, mëngjesin e sotëm, 22 shtator 2026, në spitalin e Janinës, u nda nga kjo jetë Atë Kristo Papa, një prej klerikëve që dhanë një dëshmi të çmuar në ringritjen e jetës Orthodhokse në Sarandë dhe në zonën përreth, pas rënies së regjimit komunist.

Atë Kristo Papa lindi në vitin 1938, në fshatin Aliko.

Atë Kristo Papa ishte ndër priftërinjtë e parë që dëgjuan thirrjen për tu bërë klerik dhe i shërbeu Perendise deri ne frymen e fundit.
Me përkushtim, thjeshtësi dhe dashuri për Kishën, ai i shërbeu popullit të Perëndisë dhe mbeti në kujtesën e shumë besimtarëve si një meshtar i dashur dhe i respektuar.
Shërbesa e Varrimit do të kryhet të mërkurën, 23 shtator 2026, në orën 10:00, në Kishën e fshatit Aliko, vendlindjen e tij.
Lutemi që Zoti ynë Jisu Krisht, ta prehe prane gjirit te Tij dhe ta vendose ne tendat e te drejteve.

I përjetshëm kujtimi i tij!

Mitropolia e Hirshme e Gjirokastrës

Διαδώστε: