18 Σεπτεμβρίου, 2025

Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, priti sot në Qendrën Sinodike të Kryepiskopatës një grup të rinjsh nga Kisha Orthodhokse e Polonisë

Διαδώστε:

Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, priti sot në Qendrën Sinodike të Kryepiskopatës një grup të rinjsh nga Kisha Orthodhokse e Polonisë, të udhëhequr nga atë Piotr Makal.
Grupi i të rinjve, i cili prej disa ditësh po viziton kishat, manastiret dhe komunitetet e të rinjve orthodhoksë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, këmbyen përvoja dhe mendime me Fortlumturinë e Tij. Në fjalët e tij, Kryepiskopi u përqendrua në sfidat e përbashkëta me të cilat përballen të rinjtë sot në rëndësinë e përballimit të tyre me gëzim dhe besim, duke i parë si një dhuratë nga Zoti.

Të pranishmit shprehën gezimin dhe mirënjohjen e tyre thellë për bekimin e takimit me Fortlumturinë e Tij. Ata përcollën gjithashtu falënderimet e tyre për miqësinë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme që kanë përjetuar nga të rinjtë shqiptarë kudo që kanë shkuar.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: